Anëtarja e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike Ilirjana Kuçana në një deklaratë për mediat u shpreh se bashkia e Durrësit prej disa kohësh ka mbyllur sytë dhe veshët nga ajo që po ndodh në bregdet.
Kuçana nënvizoi se bregdeti po shkatërrohet nga ndërtimet po kriter, pa leje ndërtimi, mjedisore dhe zhvillore. Ajo theksoi se gjërat ndërtimet që po ndodhin nga Ura Dajanit deri te Shkëmbi i Kavajës nuk mund të kalojë vetëm me denoncime publike.
Kuçana deklaroi se duhet të bëhen kallëzime penale në Prokurori ndaj nëdrtinev private dhe ndaj bashkisë e cila nuk jep informacion mbi atë që ndodh në bregdet.
“Sigurisht, ajo që ndodh në Durrës, gjithmonë e ka një shkaktar dhe një frymëzues. Ish-kryebashkiaku Vangjush Dako, dhe pse nuk e ushtron më detyrën, duket se vazhdon të jetë vendimmarrësi kryesor në qytetin bregdetar, pasi betoni i kompanive të tij po mbush dhe shëmton çdo ditë e më shumë hapësirën bregdetare dhe po largon rërën nga plazhi.
Mbushja e hapësirës bregdetare me betonin e Vangjus Dakos dhe largimi i rërës përpara Hotel ‘Royal’, ku sipas qytetarëve të Durrësit është bashkëpronar pikërisht “betonierja Dako”, po dëmton edhe biznese të tjera të kësaj zone.
Disa pyetje publike për “turistët” në krye të Bashkisë:
A ka ndonjë leje ndërtimi nga bashkia Durrës, apo thjesht u janë marrë paratë e caktuara subjekteve, dhe më pas u është ‘dhuruar’ hapësira bregdetare?!
A ka studime për sedimentologjinë e kësaj zone, dhe sa dëme të pariparueshme shkakton derdhja e kësaj sasie betoni?
Nëse jo, atëherë vendimi i vlerësimit të ndikimit në mjedis është nul! Pa këtë vendim të vlerësimit të ndikimit në mjedis, nuk mund të merret një leje mjedisore dhe pa leje mjedisore nuk mund të jepet leje ndërtimi.
Problemi kryesor është masakra mjedisore që po ndodh në Durrës, qoftë me betonizimet e bregut edhe me pontilet e çmendura në zonën e Qerretit dhe Malit të Robit që kanë ndaluar transportin e lirë të rërës.
Betonizuesit e Durrësit janë duke luftuar me natyrën, duke ndërprerë proceset mijëravjeçare të sedimentologjisë për interes të xhepit të pak hajdutëve, dhe vjedhjes së milionave nga taksat e qytetareve për interesa të disa hajduteve të tjerë.
Më 11 maj durrsakët, të cilëve po u vidhet rëra dhe u këmbehet me beton, e kanë në dorë përgjigjen për kriminelët e mjedisit dhe të taksave të tyre.”, deklaroi Kuçana.