Ngjarja e rëndë në Shkodër, Delia: Autori, pa precedentë penale

Shqipëria

Ngjarja e rëndë në Shkodër, Delia: Autori, pa precedentë penale

Më: 18 shkurt 2025 Në ora: 13:31
Etleva Delia

Në një intervistë në “News Line” në ABC News, Etleva Delia gazetare , autore “Gjërat Tona”, foli për ngjarjen e rëndë të ndodhur në Shkodër, ku një 34 vjeçar qëlloi me armë zjarri bashkëjetuesen e tij dhe më pas vrau veten.

Gjatë intervistës në studio, Delia u shpreh se ngjarja e rëndë ka ndodhur brenda në automjet, ndërsa ende vijojnë hetimet për të zbardhur të plotë shkaqet, pasi ende është e paqartë se kush janë motivet që kanë sjellë ngjarjen e rëndë.

Gjithashtu theksoi se autori, Kole Manaj, nuk rezulton me precedentë penalë.

“Fakti që ngjarja ka ndodhur brenda makinës, shton dyshime që mund të ketë ndodhur gjithçka në debat e sipër. Megjithatë gjërat janë ende të paqarta. Familjarët, pretendojnë që kanë pasur marrëdhënie të mirë me njëri tjetrin, pavarësisht diferencës së moshë. Gruaja ishte e divorcuar. Të afërmit kanë thënë se nuk kishin pasur problematike. Vetë viktima nuk ka qenë i martuar, ka bashkëjetuar në raste të mëparshme, por prej 5 vitesh bashkëjetonte me 44-vjeçaren. Autori nga verifikimet nga policia nuk rezultonte me precedent penale”, tha Delia.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat