“Fotoja e munguar” në Mynih, Berisha: Rama lëvizi miliona dhe aviona për të dalë krah JD Vance

Shqipëria

“Fotoja e munguar” në Mynih, Berisha: Rama lëvizi miliona dhe aviona për të dalë krah JD Vance

Më: 18 shkurt 2025 Në ora: 13:55
Sali Berisha

Kreu i PD Sali Berisha ka sulmuar sërish kryeministrin Edi Rama, duke e akuzuar për manipulim politik dhe censurë ndaj opozitës. Duke iu referuar deklaratave të zv/presidentit amerikan JD Vance në Mynih, Berisha tha se Rama po përdor arrestime dhe censurë për të qëndruar në pushtet.

“Këtë e tha JD Vance në Mynih: ju nuk mund të fitoni një mandat demokratik, mund ta rrëmbeni duke censuruar kundërshtarët apo duke i burgosur ata, qoftë edhe liderin e opozitës,” deklaroi Berisha.

Ai aludoi për një “foto të munguar” dhe përpjekjet për ta realizuar atë, duke theksuar se për këtë janë “mobilizuar aviona dhe miliona”. Sipas tij, edhe pse fotoja nuk u realizua, një tjetër imazh u rikthye në vëmendje nga strategu elektoral Chris LaCivita, i cili e përshkroi atë me fjalët “kukulla dhe padroni, Edi dhe Alexi”.

“Padroni e ripostoi foton me kërkesa të shumta. D.m.th., po ua plotësoj, meqë Edi Rama e fshiu nga mediat sociale, po ua sjell unë shikuesve,” tha Berisha.

Këtë e tha JD Vance në Mynih se ju nuk mund të fitoni një mandat demokratik, mund të rrëmbesh, duke censuruar oponentët tuaj apo duke i burgosur ata, qoftë ai edhe lideri i opozitës. Unë ju ftoj ju, ftoj shqiptarë, a i përshtaten njeriu më shumë këto fjalë profetike të zv/presidentit të SHBA në Mynih se sa Edi Ramës? Besoj e keni të qartë se pikërisht në këto qëndrime është edhe ajo fotoja e munguar. Për atë foton e munguar u mobilizuan aviona dhe miliona, por ajo fatmirësisht nuk shkrepi. Dhe jo vetëm nuk shkrepi ajo foto, por u nxor nga arkiva një foto tjetër të cilën e ripostoi një nga dy kryestrategët botërorë të fushatave elektorale, Chris LaCivita, me fjalët poshtë kukulla dhe padroni, Edi dhe Alexi. Por çfarë tha padroni, po e ripublikoj me kërkesa të shumta. D.m.th po ua plotësoj, m.q.s i fshiu nga mediat sociale Edi Rama, po ua sjell unë shikuesve. Pavarësisht se jemi kundërshtarë, por këtë e bëri”, tha ai.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat