Avokati Romeo Kara, në një intervistë për “Ora e fundit” me gazetarin Emilian Islami, komentoi akuzat dhe sulmet e fundit të Sali Berishës ndaj SPAK.
Duke iu referuar tubimit të militantëve demokratë para dyerve të prokurorisë, avokati u shpreh se njerëzit që i shkojnë pas Sali Berishës janë të detyruar ta besojnë atë.
Më tej ai shtoi se kreu i PD është një “person anti institucion”.
“Zotëria edhe shkon në SPAK, dhe nuk e dëshiron dhe nuk e njeh dhe e njeh. Gjithmonë tjetër gjë ka bërë dhe tjetër gjë ka thënë dhe zakonisht ka qenë si ai personazhi i rremë, “bëj si them unë por mos bëj si bëj unë”. Nëse nuk e njeh SPAK le të mos shkojë. Është një teori nuk ka rëndësi është apo jo e vërtetë, mbille sa më shumë në popull dhe vetëm të jetë e besueshme. Të besojë atë që nuk është e vërtetë dhe ai ka krijuar një megafon. Berishizmi është mes të tjerash edhe megafon, shpërlarje truri. Ata njerëz që ka pas e dinë që nuk është e vërtetë por kanë detyrë ta besojnë. Problemi është me institucionet që po flasim. Pse jemi në këtë krizë? Kam njohur njerëz në këto institucione që kanë frikë dhe pa lidhje. Ka një ndjenjë frike pse ta bëj unë këtë.”, tha mes të tjerash avokati.