Aksioni i RENEA-s në banesën e Safet Bajrit, reagon avokati: Nuk ka lidhje me grupet kriminale

Shqipëria

Aksioni i RENEA-s në banesën e Safet Bajrit, reagon avokati: Nuk ka lidhje me grupet kriminale

Më: 19 shkurt 2025 Në ora: 00:14
Sokol Tahiraj

Avokati i Safet Bajrit, Sokol Tahiraj ka reaguar në lidhje me aksionin e RENEA-s, ku u zhvilluan edhe kontrolle në banesën e Bajrit, por ai nuk u gjet.

Avokati ka deklaruar se në banesën e tij kanë shkuar disa herë dhe ai ka shprehur gatishmërinë për t’u përballur me hetimin.

“Në lidhje me Safet Bajrin nuk ka asnjë provë që e lidh me asnjë grup kriminal.

Disa herë i kanë vajtur në shtëpi dhe ka qenë i hapur me hetimin dhe është i gatshëm të përballet me këtë hetim. Sesi lidhen tre ngjarjet kriminale është çështje e prokurorisë”, ka thënë avokati.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat