Goxhaj: Ja pse është Veliaj në burg

Shqipëria

Goxhaj: Ja pse është Veliaj në burg

Më: 19 shkurt 2025 Në ora: 06:59
Erion Veliaj

Kreu i Aleancës Konservatore për Shqipërinë, Altin Goxhaj, deklaroi në studion e Quo Vadis të moderatores Pranvera Borakaj, se Erjon Veliaj është në burg, pasi ka kërcënuar dëshmitarë.

Ai tha se sëbashku me bashkëshorten e tij Ajola Xoxe, dhe një deputete të PS janë munduar të fshijnë provat.

Sipas Goxhajt të gjithë  ata që punojnë në organizatat e Soros në Shqiëpri duan të marrin të gjitha paratë me qëllim që të mos i marrin të tjerët.

Pjesë nga biseda:

Goxhaj: E di pse është në burg Veliaj?

Borakaj: Pse?

Goxhaj: Pasi ai edhe Ajola Xoxe janë kapur duke shkatërruar gjobat. Kanë kapur një vajzë të quajtur Ina Goxhaj, e cila është kërcënuar, blerë me të mrië e me të keq, nga Klotilda Bushka në zyrën e Erinda Ballanca. Klotilda Bushka është një nga emrat që përmendet te të gjitha OJF-të.

Borakaj: Çfarë roli ka Ajola Xoxe?

Goxhaj: Ballkan Youth Link, ka marrë projekt te Ambasada Amerikane 17 mijë dollarë. Çfarë i duhen një vajze që blen brekë 500  mijë euro, pse ja merr këto para një shoqate, këto 17 mijë dollarë.

Borakaj: Pse pra?

Goxhaj: Kjo pra është themeli. Këta nuk kanë hall të marrin lekë, kanë hall të mos i marrin të tjerët.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat