Temperatura deri në -6°C! Parashikimi i motit për sot, ja zonat më të ftohta

Shqipëria

Temperatura deri në -6°C! Parashikimi i motit për sot, ja zonat më të ftohta

Më: 19 shkurt 2025 Në ora: 07:20
Foto ilustrim

Ditën e merkurë vendi ynë do të ketë kushte atmosferike kryesisht të qëndrueshme me mbizotërim të motit të kthjellët, por të ftohtë sidomos në vlerat minimale, në orët e para të ditës.

Vranësirat do të jenë mesatare e lokalisht deri të dendura, përqëndruar në male deri në orët e mesditës, ndërsa më pas kemi shpërbërje të tyre.

Era do të fryjë relativisht intensive me shpejtësi mesatare

2-10m/s, ndërsa përgjatë zonave luginore dhe vijës bregdetare, kryesisht në veri era do të arrijë shpejtësi 11-17m/s. Valëzimi në dete do të jetë i forcës 2-4ballë.

Temperaturat parashikohen:

në zonat malore -6 deri 4°C

në zonat e ulëta 1 deri 16°C

në zonat bregdetare 5 deri 16°C

Faleminderit që na ndiqni!

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat