Do shiste një armë zjarri/ Tiranë, arrestohet 26-vjeçari, pranga edhe bashkëpunëtorit të tij

Shqipëria

Do shiste një armë zjarri/ Tiranë, arrestohet 26-vjeçari, pranga edhe bashkëpunëtorit të tij

Më: 19 shkurt 2025 Në ora: 08:38
Foto ilustrim

DVP Tiranë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Flagranca”, për goditjen e një rasti të tentativës për të shitur armë zjarri.

U kap në flagrancë me armë zjarri pistoletë, të cilën dyshohet se do ta shiste në Tiranë, vihet në pranga 26-vjeçari, aktualisht me masë sigurie “Arrest në shtëpi”, për veprën penale “Vjedhja”.

Vihet në pranga dhe një 37-vjeçar që dyshohet se do ta ndihmonte 26-vjeçarin, për të shitur armën. Në momentin e ndalimit, ai kundërshtoi me dhunë punonjësit e Policisë dhe tentoi të largohej.

Sekuestrohen arma e zjarrit pistoletë, 1 krehër me municion luftarak, 3 celularë dhe automjeti me të cilin po qarkullonin këta shtetas.

Seksioni për Hetimin e Trafiqeve, në bashkëpunim me Sektorin e Forcës së Posaçme Operacionale, të DVP Tiranë, bazuar në infomacionet e siguruara nga inteligjenca informative, ka organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Fragranca”, si rezultat i të cilit u kapën dhe u vunë në pranga shtetasit P. B., 26 vjeç dhe G. B.(S.), 37 vjeç, të dy banues në Tiranë.

Në vendin e quajtur “Zogu i Zi”, është ndaluar automjeti tip “Honda” me drejtues shtetasin G. B. dhe pasagjer shtetasin P. B. Gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë i gjetën shtetasit P. B., një armë zjarri pistoletë me krehër me fishekë, që dyshohet se e posedonte me qëllim shitjen në Tiranë. Në momentin e ndalimit të automjetit, shtetasi G. B. ka kundërshtuar me dhunë punonjësit e Policisë dhe ka tentuar të largohet.

Nga verifikimet e mëtejshme rezultoi se shtetasi P. B. ishte me masë sigurie “Arrest në shtëpi”, për veprën penale “Vjedhja”.

Vijojnë hetimet për dokumentimin e këtij rasti dhe për identifikimin e shtetasve të tjerë të dyshuar të përfshirë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat