Konferenca për Forcimin e Mbikëqyrjes Parlamentare, Spiropali: Përgjegjshmëria dhe transparenca, vlera themelore të Kuvendit të Shqipërisë

Shqipëria

Konferenca për Forcimin e Mbikëqyrjes Parlamentare, Spiropali: Përgjegjshmëria dhe transparenca, vlera themelore të Kuvendit të Shqipërisë

Më: 19 shkurt 2025 Në ora: 10:20
Elisa Spiropali

Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, mbajti një fjalim në konferencën “Forcimi i Mbikëqyrjes Parlamentare: Praktikat më të mira për forcimin e llogaridhënies”, ku theksoi rëndësinë e transparencës dhe përgjegjshmërisë si vlera themelore të parlamentit shqiptar.

Spiropali nënvizoi se Shqipëria ka vendosur si objektiv kombëtar anëtarësimin në Bashkimin Evropian deri në vitin 2030, duke shtuar se për këtë po hartohet një plan strategjik 2025-2030.

Ajo theksoi se mbikëqyrja parlamentare dhe kontrolli i institucioneve të pavarura do të jenë prioritete kyçe në këtë proces.

Kontrolli parlamentar luan një rol thelbësor në forcimin e demokracisë, duke siguruar që institucionet të jenë të përgjegjshme dhe transparente”, tha Spiropali, duke shtuar se në përfundim të legjislaturës tjetër, Shqipëria synon të ketë një parlament të një vendi anëtar të BE-së.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat