Bie në kontakt me rrymën elektrike gjatë punës, ndërron jetë 35-vjeçari

Shqipëria

Bie në kontakt me rrymën elektrike gjatë punës, ndërron jetë 35-vjeçari

Më: 19 shkurt 2025 Në ora: 11:19
Foto ilustrim

Një punëtor ndërtimi ka humbur jetën pasi duke punuar ka rënë në kontakt me energjinë elektrike.

35-vjeçari Ylli Xhaferri, baba i tre fëmijëve, ka qenë duke punuar në ndërtimin e një banese në fshatin Mazhë e Madhe dhe ka rënë në kontakt me energjinë elektrike.

Menjëherë ai është dërguar në qendrën shëndetësore, por ka mbërritur atje pa shenja jete.

Ende nuk dihen rrethanat e plota të ngjarjes.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat