Ankimimi i Xoxës, tërhiqet Olldashi/ Dosjen e merr gjyqtari që dënoi Saimir Tahirin dhe vendosi “arrest shtëpiak” për Berishën

Shqipëria

Ankimimi i Xoxës, tërhiqet Olldashi/ Dosjen e merr gjyqtari që dënoi Saimir Tahirin dhe vendosi “arrest shtëpiak” për Berishën

Më: 19 shkurt 2025 Në ora: 11:55
Ajola Xoxa

Është ndryshuar gjyqtari i çështjes së ankimimit të Ajola Xoxës në GJKKO. Gjyqtarja Ilirjana Olldashi është tërhequr dhe në këtë mënyrë çështja i ka kaluar Engert Pëllumbit.

Olldashi për shkak të pamundësive shëndetësore ka paraqitur raport mjekësor ku do të mungojë për dy javë.

Tashmë do të jetë Engert Pëllumbi, ai që do të vendosë nëse do të pranojë apo jo kërkesën e avokatëve të Ajola Xoxës.

Pëllumbi është gjithashtu gjyqtari që vendosi “arrestin në shtëpi” të Berishës dhe dënoi Saimir Tahirin.

Ajola Xoxa ka ankimuar vendimin e datës 20 dhjetor 2024 të Gjykatës së Posaçme për sekuestrimin sendeve të saj.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat