Qëlloi me kallashnikov në ajër pas sherrit me të vëllanë, arrestohet 33-vjeçari në Berat

Shqipëria

Qëlloi me kallashnikov në ajër pas sherrit me të vëllanë, arrestohet 33-vjeçari në Berat

Më: 19 shkurt 2025 Në ora: 12:12
Foto ilustrim

Finalizohet operacioni policor i koduar “Telefonata”. Në pranga ka rënë në 33-vjeçari, pasi në mesnatë, qëlloi me kallashnikov në ajër, në afërsi të banesës së tij, pasi u konfliktua me vëllanë.

Menjëherë pas njoftimit nga disa shtetas, se familjari i tyre po qëllonte me armë zjarri në ajër, në afërsi të banesës, shërbimet e Stacionit të Policisë Dimal kanë organizuar punën dhe kanë shkuar në adresën e dhënë, në fshatin Goriçan.

“Si rezultat i ndërhyrjes së menjëhershme dhe i veprimeve profesionale të shërbimeve të Policisë, në kuadër të operacionit “Telefonata”, u neutralizua autori, shtetasi L. T., 33 vjeç, i cili dyshohet se duke qenë në gjendje të dehur, ishte konfliktuar me vëllanë e tij, dhe më pas kishte qëlluar me kallashnikov në ajër, në afërsi të banesës. Vijojnë kërkimet për gjetjen e armës.

Në përfundim të veprimeve procedurale, 33-vjeçari u arrestua në flagrancë për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit” dhe “Prishja e qetësisë publike”, si dhe materialet iu referuan Prokurorisë së Beratit, për veprime të mëtejshme.”, thuhet në njoftimin e policisë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat