Dy deputetë u tërhoqën nga Primaret/ Berisha përgjigjet me shprehje filozofike: Liria është e drejta e zgjedhjes

Shqipëria

Dy deputetë u tërhoqën nga Primaret/ Berisha përgjigjet me shprehje filozofike: Liria është e drejta e zgjedhjes

Më: 19 shkurt 2025 Në ora: 12:54
Sali Berisha

Liria është e drejta e zgjedhjes, ishte përgjigja e kryedemokratit Sali Berisha, kur u pyet për dy deputetët që u tërhoqën një ditë më parë nga Primaret.

“Së pari unë shpreh konsideratat e tyre për dy deputetët, rolin e tyre, kontributet e tyre të pamohueshme në PD dhe garantoj se, unë bashkëpunimin me ta sot dhe në të ardhmen e konsideroj të çmuar. Po kështu, edhe për cilindo që merr këtë veprim.

Këta dy deputetë dhe të tjerë kanë pasur dhe kanë besimin e plotë të Sali Berishës, por një gjë, e kam përsëritur dhe dua ta përsëris; edhe në thellësitë e territ të diktaturës, për mua liria ka qenë e drejta për të zgjedhur atë që do individi.

Thelbi i lirisë është e drejta e zgjedhjes dhe për fat të mirë e kam shkruar dhe në atë kohë kur filozofia ekzistencialiste konsiderohej një nga më reaksionaret e kohës. Por unë i besoj atij parimi”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat