Një aksident rrugor ka ndodhur në lagjen 16 të qytetit të Durrësit, ku një motoçikletë është përplasur me një automjet.
Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe nga veprimet e para rezulton se makina i ka ndërprerë rrugën motorit, drejtuesi i të cilit është plagosur lehtë.
Mosrespektimi i rregullave të qarkullimit rrugor vazhdon të mbetet një problematikë e përsëritur në rrugët e Durrësit.
Duke sjellë aksidente të shpeshta dhe rrezik për jetën e përdoruesve të rrugës.