​Miratohet hapja e Misionit të Përhershëm të Shqipërisë pranë BE-së

Shqipëria

​Miratohet hapja e Misionit të Përhershëm të Shqipërisë pranë BE-së

Më: 19 shkurt 2025 Në ora: 14:35
Foto ilustrim

Këshilli i Ministrave vendosi sot hapjen e Misionit të Përhershëm të Republikës së Shqipërisë pranë Bashkimit Evropian.

Në vendimin e qeverisë thuhet se shpenzimet për hapjen e këtij misioni përballohen nga buxheti i miratuar për Ministrinë për Evropën dhe Punët e Jashtme, për vitin 2025, shkruan ATSH.

Për zbatimin e vendimit ngarkohen Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat