Nënstacioni i ri elektrik në Tiranë/ Balluku inspekton punimet, do furnizojë 25 mijë banorë e biznese

Shqipëria

Nënstacioni i ri elektrik në Tiranë/ Balluku inspekton punimet, do furnizojë 25 mijë banorë e biznese

Më: 19 shkurt 2025 Në ora: 15:23
Balluku

Ka nisur puna për rikonstruksionin dhe fuqizimin e nënstacionit elektrik Tirana 1, që ndodhet pranë Zogut të Zi.

Ndërsa inspektoi nga afër punimet, zëvendëskryeministrja, njëherësh Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, tha se kjo do të përmirësojë cilësinë e furnizimit me energji për 25 mijë banorë e biznese.

Numri dy i qeverisë u shpreh se rikonstruksioni i këtij nënstacioni pritet të përfundojë 1 vit para afatit të parashikuar, ndërsa shtoi se po kryhen punime edhe në nënstacione të tjera elektrike.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat