Një 48-vjeçar është arrestuar nga policia e Kurbinit.
Kjo pasi në banesën e tij në fshatin Shpërdhet, gjatë kontrollit në banesë, iu gjetën 115 fishekë luftarak, si dhe 1 armë gjahu dhe fishekë për të, që posedoheshin pa leje.
Ndërkohë, materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme.