Partia Demokratike ka depozituar kërkesën në KQZ për t’u regjistruar për zgjedhjet e 11 majit.
Po ashtu kërkesën për regjistrim e kanë depozituar edhe Partia Konservatore, Partia Mundësia, Partia Kristian Demokratike PDK dhe Partia e Legalitetit.
Ndërkohë “Shqipëria bëhet” e Adriatik Lapajt dhe Lëvizja “Bashkë” e Arlind Qorit, kanë depozituar kërkesën për t’i regjistruar për zgjedhjet e majit.
Kujtojmë se më 25 shkurt mbaron afati për regjistrim në KQZ.