Kapet kokainë në furgonin e linjës Berat-Zakyntho, dy në pranga

Shqipëria

Kapet kokainë në furgonin e linjës Berat-Zakyntho, dy në pranga

Më: 19 shkurt 2025 Në ora: 17:01
Foto ilustrim

Furgoni i linjës ndërkombëtarë Berat – Zakyntho, është kapur nga policia greke me një sasi lënde narkotike kokainë.

Konkretisht, punonjësit e policisë së Departamentit të Narkotikëve të Patras, duke shfrytëzuar informacione dhe prova, kanë lokalizuar dy të dyshuar në Rio, ku një shtetas shqiptar i ka dorëzuar një greku, dy çanta, ndërsa të dy më pas janë larguar me automjete në drejtime të ndryshme.

Policia ka ndaluar menjëherë të dyshuarit dhe gjatë kontrollit që u bënë, grekut i gjetën dhe sekuestruan tre pako me 159.3 gram kokainë, ndërsa shqiptarit iu gjet një pako me 1 kg 44 gramë kokainë, një telefon celular dhe 6445 euro.

159.3 gramë kokainë ishin ndarë në tre pako dhe ishin fshehur me kujdes në një pako detergjenti lavanderie, ndërsa 1044 gramë kokainë u gjetën në kabinën e mjetit që drejtohej nga shqiptari.

Mjeti i këtij të fundit rezulton furgon i linjës Berat – Zakyntho. Bashkë me shoferin, mësohet se janë ndaluar edhe pasagjerët, të cilët më pas janë lënë të lirë të largohen.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat