Detaje nga plagosja në Kukës! I plagosuri kushëriri i kryetarit të Bashkisë. Autori ishte drejtor…

Shqipëria

Detaje nga plagosja në Kukës! I plagosuri kushëriri i kryetarit të Bashkisë. Autori ishte drejtor…

Më: 19 shkurt 2025 Në ora: 17:31
Foto ilustrim

Detaje të reja mësohen për plagosjen në Kukës. I plagosuri është identifikuar 29-vjeçari Elvis Halilaj, (kushëriri i Kryetarit të Bashkisë Kukës Albert Halilaj).

I riu dyshohet të jetë plagosur nga një shtetas me detyrë Drejtor i drejtorisë së Shërbimeve në Bashkinë Kukës.

Sherri mes tyre ka nisur në vendin e quajtur “Sheshi i Agjensisë Bicaj”, ku Halilaj e ka goditur me grushte autorin e dyshuar. Pas përplasjes fizike Elvis Halilaj është larguar në drejtim të fshatit të tij, por është ndjekur nga autori dhe kur ka ndaluar pranë banesës makina e Halilajt, autori e ka qëlluar një herë më armë zjarri.

Deri në këto momente autori akoma nuk është arrestuar, edhe pse policia deklaron se ka bërë të mundur identifikimin e tij.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat