Deputetja e PD Ina Zhupa ka reaguar në mbështetje të banorëve të Ksamilit që po protestojnë për mbrojtjen e banesave të tyre.
Në një reagim në profilin e saj në facebook, Zhupa shkruan se banorët janë kërcënuar që të ikin vetë pasi aty do jepet për një investim strategjik.
“Vjedhje dhe skandal të marrësh pronat e qytetarëve ti rrafshosh me qëllimin për ta marr një investitor strategjik.
Pikat e vogla të Mirela Kumbaros po i marrin shpirtin qytetarëve të zonave bregdetare kryesisht, ku lakmia është më e madhe”, shkruan deputetja e PD, Ina Zhupa.
Reagimi i plotë
Ndalni grabitjen e pronave të banorëve të Manastirit, për vjedhjet strategjike.
Hajdutëria dhe babëzia mbi pronat e lakmuara të vendit vazhdon në emër të investimeve strategjike. Edhe në muajt e fundit para përzënies me votë, kjo qeveri nuk i ndal vjedhjet strategjike.
Banorëve të Manastirit mbi plazhin Pasqyra do ju prishen shtëpitë e tyre në interes të ndërtimit të një investimi strategjik. Banorët e zonës kanë protestuar sot në Sarandë, po asnjë institucion nuk reagon. Ata kërcënohen për të ikur nga shtëpitë e tyre.
Vjedhje dhe skandal të marrësh pronat e qytetarëve ti rrafshosh me qëllimin për ta marr një investitor strategjik.
Pikat e vogla të Mirela Kumbaros po i marrin shpirtin qytetarëve të zonave bregdetare kryesisht, ku lakmia është më e madhe.
I kam denoncuar që në fillim gjithë masakrat që bëhet me këtë ligj për “vjedhjet strategjike” dhe i garantoj banorët se ne do qëndrojmë në krahun e tyre.