Berisha: Në 10 vite janë larguar për shkak të varfërisë drejt BE-së mbi 1 mln shqiptarë, prindërit nuk mund të ushqenin fëmijët

Shqipëria

Berisha: Në 10 vite janë larguar për shkak të varfërisë drejt BE-së mbi 1 mln shqiptarë, prindërit nuk mund të ushqenin fëmijët

Më: 19 shkurt 2025 Në ora: 18:49
Kryetari i PD, Sali Berisha

Kryetari i PD, Sali Berisha, fajëson qeverisjen socialiste të Edi Ramës si shkaktare e shpërbërjes së familjes në 10 vitet e fundit. Gjatë prezantimit të programit të PD për qeverisjen 2025-2029, sektori i Mbrojtjes e Familjes dhe Politikat kundër Shpopullimit, Berisha tha se në 10 vite ka ndodhur gjenocid i vërtetë ndaj shqiptarëve.

“Kanë braktisur Shqipërinë për kushte të llogaritur vetëm në hapësirën e Bashkimit Europiane 1 milionë e 99 mijë shqiptarë. Të marrë edhe në të gjitha vendet e tjera, këta shkojnë të paktën minimumi në 1 milionë e 400 mijë banorë. Kurrë një komb nuk ka patur një zbrazje të tillë të llahtarshme

Dhe e tëra kjo ka patur një faktor themelor, varfërinë, varfërinë dhe mbi të gjitha varfërinë”, tha Berisha. Sipas tij, nga kjo shifër, 1 milionë mbi 700 mijë janë të rinj dhe fëmijë që janë larguar.

“Asnjë komb tjetër, në asnjë luftë, në asnjë fatkeqësi natyrore nuk ka humbur materien e tij në mënyrë kaq të rrufeshme, kaq të thellë sa kombi ynë.  Ky është njëri aspekt i dramës demografike shqiptare”, u shpreh kreu demokrat Sali Berisha.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat