Berisha: Të shtojmë popullsinë vit për vit, të rikthejmë besimin për ndërtimin e ëndrrës shqiptare

Shqipëria

Berisha: Të shtojmë popullsinë vit për vit, të rikthejmë besimin për ndërtimin e ëndrrës shqiptare

Më: 19 shkurt 2025 Në ora: 19:48
Kreu i PD Sali Berisha

Kreu i PD Sali Berisha ka theksuar nevojën për një politikë demografike serioze, me synimin për të rritur popullsinë vit pas viti. Ai ka theksuar se realizimi i këtij qëllimi kërkon një angazhim të fortë për të krijuar një Shqipëri më me shpresë dhe të besueshme për brezin e ri. Sipas tij, e ardhmja e Shqipërisë do të ndërtohet nga rinia, dhe kjo kërkon mbështetje të fortë nga shteti.

Në këtë kontekst, Berisha ka përmendur rëndësinë e familjes si faktor kyç në këtë mision. Ai ka sugjeruar se qeveria duhet të mbështesë familjet, duke ofruar ndihmë financiare për fëmijën e parë dhe të dytë, dhe duke siguruar mbështetje të plotë për fëmijën e tretë deri në moshën 23 vjeçare.

Ky është një apel për të forcuar strukturën demografike të Shqipërisë dhe për të shtuar besimin e qytetarëve, veçanërisht rinisë, që të ndjehen të motivuar e të ndërtojnë të ardhmen e tyre në vend.

Pjesë nga fjala e Berishës:

Kjo nuk mjafton, që ne të realizojmë qëllimin tonë, por kjo është emergjencë.

Realizimi i qëllimit tonë kërkon një politikë demografike shumë serioze, e cila duhet të synojë shtimin e popullatës në këtë vend, nga viti në vit.

Në rrafshin moral kjo ndodh kur ti e bën Shqipërinë një vend plot shpresë, besim. Një vend ku të rinjtë e të rejat besojnë të ndërtojnë ëndrrën e tyre, ëndrrën shqiptare.

Pra ti rikthen ëndrrën shqiptare, për të ndërtuar Shqipërinë.

Natyrisht edhe në këtë rast, është familja ajo që ka peshën më të madhe në këtë mision. Ndaj dhe ajo do të asistohet nga qeveria për fëmijën e parë, pagesë të përmuajshme për fëmijën e dytë dhe fëmija i tretë nga lindja deri në moshën 23 vjeçare do të merret përsipër tërësisht nga shteti.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat