Kryebashkiaku në burg/ Dedaj: Nuk ka mallkim më të madh se shprehja: "U bëfsh si Erion Veliaj!"

Shqipëria

Kryebashkiaku në burg/ Dedaj: Nuk ka mallkim më të madh se shprehja: "U bëfsh si Erion Veliaj!"

Më: 19 shkurt 2025 Në ora: 21:26
Reldar Dedaj

Prokuroria e Posaçme në qendër të sulmeve si nga mazhoranca ashtu edhe nga opozita ka bërë bilancin e vitit 2024.

Në atë që ngjan si përgjigje ndaj mazhorancës, SPAK-u përgjigjet me shifra, duke thënë se ka hetuar 629 persona dhe vetëm 37.5% janë me masën arrest me burg.

Ky bilanc i SPAK-ut vjen pas akuzave të socialistëve se Erion Veliaj mund të hetohet në gjendje të lirë dhe jo pas hekurave, megjithëse dosja voluminoze flet për shantazhe dhe kërcënime ndaj prokurorëve.

Këto sulme në fakt nuk kanë reshtur as sot, ku kryeministri Edi Rama, që shpesh ka deklaruar se drejtësia nuk preket, tani thotë me vendosmëri se pikërisht drejtësia sipas asaj që ai thotë do të bëhet një galloshe e vetme, si në diktaturë ashtu edhe në autokraci.

Natyrisht këto sulme të kryeministrit Edi Rama i shtohen edhe bataresë së Erion Veliajt, një batare e përditshme nga qelia, pikërisht në kohën kur vjehrra e tij sot është paraqitur në Prokurorinë e Posaçme sërish për tu pyetur pikërisht për blerjet online dhe vilën në Qerret.

Është interesant fakti se deri tani në reagimet e tij, kryebashkiaku justifikohet vetëm për 860 mijë eurot e blerjeve online dhe për vilën në Qerret, asnjë fjalë për lidhjet me kompanitë e ndërtimit në Tiranë, për haraçin që paguanin tek OJF e së shoqës, asnjë fjalë për 28 llogaritë bankare të Ajola Xoxës, për mesazhet e punonjësve të saj, asnjë fjalë për shumat marramendëse kesh të parave që vinin era myk e me prerje 500-çe, pikërisht nga ata që përdorin grupet kriminale, asnjë fjalë për ambientet lluksoze pa qira që shërbenin si zyra dhe si galeri arti.

Për të folur më shumë për dosjen "Veliaj" dhe për sulmet që po bëhen ndaj SPAK-ut, ishte i ftuar në emisionin "Ora e Betit",  gazetari Reldar Dedaj.

"Dosja është bërë me qëllim, sepse nuk ka vetëm këtë informacion, madje ka informacione shumë të thelluara ku del në pah skema korruptive që ka bërë Bashkia e Tiranës.

Është pothuajse e njëjta skemë korruptive me kompaninë '5D'. Blerjet janë për të shmangur problemin dhe për ta çuar debatin publik në një kënd tjetër.

Në dosje nga 450 e disa faqe, tregon sesi paratë nga buxheti i Bashkisë shpërndahen në kompanitë që janë të lidhura me bashkëshorten e zotit Veliajt dhe me shoqatat që ajo është drejtuese e saj.

Është një skemë shumë e shëmtuar. 

Nuk ka mallkim më të madh se shprehja: "U bëfsh si Erion Veliaj!".

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat