Balliu: Shqipërisë i duhet një Amerikë e fortë me një Soros të dobët

Shqipëria

Balliu: Shqipërisë i duhet një Amerikë e fortë me një Soros të dobët

Më: 19 shkurt 2025 Në ora: 21:55
Klevis Balliu

Demokrati Klevis Balliu shprehet se Shqipërisë i duhet një Amerikë e fortë me një Soros të dobët.

Përmes rrjeteve sociale Balliu thotë se kjo duhet pasi në Shqipëri të gjitha tentakulat e Sorosit e kanë dërrmuar këtë vend.

Reagimi i Balliut:

Një debat viti 2020. Shqipërisë i duhet një Amerikë e fortë me një Soros të dobët. Shqipërisë i duhet një Amerikë e fortë me një George Soros të dobët. Kjo i duhet Shqipërisë.

Në ç’kuptim? Sepse në Shqipëri të gjith- tentakulat e Sorosit e kanë dërrmuar këtë vend. George Soros këtu me gjithë kabinetin sot që i ke, 90% kanë qenë tek Sorosi dhe çfarë kanë bërë në 8 vite në këtë vend: me krimin, me drogën me të gjitha ato, për të mos hapur një debat tjetër këtu, jemi shumë të qartë se Shqipërisë ky njeri nuk i duhet.

Ky njeri ka bërë një reformë në Drejtësi, e bërë nga Open Society e George Soros, e cila ka dështuar totalisht. Tani ka filluar ky proces dhe prandaj është kjo ndarje e thellë në Amerikë, e cila po përkthehet edhe në mbarë botën, midis të djathës dhe të majtës.

Tani politikat e majta kanë treguar historikisht që janë për ekonominë destruktive. Sa më i majtë një vend, aq më i varfër është ai vend. Për Shqipërinë ka interes vetëm kjo. Amerikë e fortë me një George Soros të dobët.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat