Aksident tragjik në Korçë, makina përplas për vdekje këmbësorin

Shqipëria

Aksident tragjik në Korçë, makina përplas për vdekje këmbësorin

Më: 20 shkurt 2025 Në ora: 07:40
Foto ilustrim

Një person humbi jetën në një aksident rrugor në aksin rrugor Korçë – Pogradec.

Ngjarja ndodhi në orët e vona të mbrëmjes së djeshme, kur një 37-vjeçar që drejtonte një automjet, përplasi një këmbësor, i cili si pasojë e plagëve të rënda, ndërroi jetë.

Drejtuesi i automjetit, shtetasi G. Ç., është shoqëruar në Komisariat.

Ndërkohë që grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat