Protestojnë banorët e fshatit Rrestej në Rrogozhinë: Të rregullohet rruga që lidh qytetin me fshatrat

Shqipëria

Protestojnë banorët e fshatit Rrestej në Rrogozhinë: Të rregullohet rruga që lidh qytetin me fshatrat

Më: 20 shkurt 2025 Në ora: 11:12
Foto ilustrim

Banorët e fshatit Rrestej në Rrogozhinë janë ngritur në protestë, duke kërkuar zbatimin e premtimeve për rregullimin e rrugës që lidh Rrogozhinën me disa fshatra.

Sipas tyre, projekti për rehabilitimin e kësaj rruge është miratuar me një fond prej 61 milionë lekësh të vjetra, por në dokumentacion është regjistruar një emër tjetër rruge, “Sinaballë-Rrogozhinë”.

Protestuesit shprehen të revoltuar pasi, pavarësisht se fondet janë miratuar, punimet nuk kanë nisur as në rrugën që ata kërkojnë dhe as në atë që figuron në dokumente.

Ata kërkojnë shpjegime nga autoritetet dhe një zgjidhje sa më të shpejtë për këtë problem, i cili ka ndikuar negativisht në jetën e përditshme të banorëve të zonës.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat