Kryesia e PD mblidhet në 12:00 për primaret! 300 kandidatë në garë, Bushati dhe Xhaferaj nuk do kandidojnë për deputetë

Shqipëria

Kryesia e PD mblidhet në 12:00 për primaret! 300 kandidatë në garë, Bushati dhe Xhaferaj nuk do kandidojnë për deputetë

Më: 20 shkurt 2025 Në ora: 11:33
Foto ilustrim

Kryesia e Partisë Demokratike do të mblidhet në orën 12:00 për të diskutuar procesin e primareve. Kjo është një fazë e rëndësishme ku do të jenë të përfshirë 300 kandidatë. Lista e kandidatëve do të kalojë për miratim në Kryesi.

Ndërkohë, dy figura të njohura, Helidon Bushati nga Shkodra dhe Ferdinand Xhaferaj, nuk do të jenë pjesë e primareve. Xhaferaj ka shprehur shqetësimin se primaret mund të krijojnë përçarje në parti, duke theksuar se ky proces mund të ndikojë në përgatitjet dhe procesin zgjedhor.

Osman Stafa: Kryesia e PD do të mblidhet në orën 12:00. Do të diskutohet për primaret. Në primare do të jenë 300 kandidatë. Lista me kandidatët do i kalojë Kryesisë për miratim.

Helidon Bushati i Shkodrës nuk do të jetë pjesë e primareve, si dhe Ferdinand Xhaferaj, gjë që nënkupton se nuk do jenë kandidatë për deputetë. Xhaferaj ka thënë se primaret janë proces përçarës, pasi ndodh pranë zgjedhjeve dhe ndikon edhe në proceset zgjedhore.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat