Berisha për mbledhjen e punonjësve të bashkisë: Të gjithë do regjistroheni

Shqipëria

Berisha për mbledhjen e punonjësve të bashkisë: Të gjithë do regjistroheni

Më: 20 shkurt 2025 Në ora: 13:27
Sali Berisha

Sali Berisha: Sot thërret antimiting, thërret bashkinë në antimiting në ditën e zgjimit të shtatores së diktatorit.

Ja ka mbath me autoblinda në ato kohë dhe kanë përfunduar në tunelet e Zallherit. I gjithë blloku, dikush në Dajt e dikush në Zall Herr.

Ky tani mbledh patronazhistët që emër për emër do regjistrohen ju garantoj. Pjesëmarrja në atë miting përbën krim elektoral dhe krim shtetëror dhe po u thërret juve vetëm për të mbrojtur monumentin e tij të korrupsionit dhe drogës dhe mendon se do e kapërcejë.

Ai është damkosur. U nis për Mynih më dha një paralajmërim mua do e shohësh tha, çfarë të shoh unë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat