Policia e Lezhës ka arrestuar me qëllim ekstradimin, një 25-vjeçar të akuzuar nga autoritetet italiane, si pjesëtar i një organizate kriminale që trafikonte lëndë narkotike.
Në kuadër të operacionit të koduar “Terni”, është vënë në pranga shtetasi S. N., 25 vjeç, banues në Shënkoll.
Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma pasi akuzohet nga Gjykata e Ternit, Itali, për veprat penale “Organizata kriminale” dhe “Trafikimi i lëndëve narkotike”, parashikuar nga Kodi Penal i Italisë.
Interpol Tirana dhe Interpol Roma do të kryejnë procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi, në Itali.