Verifikime në terren, monitorime të mediave/ SPAK publikon strategjinë: Si do hetohet dhe parandalohet krimi zgjedhor

Shqipëria

Verifikime në terren, monitorime të mediave/ SPAK publikon strategjinë: Si do hetohet dhe parandalohet krimi zgjedhor

Më: 20 shkurt 2025 Në ora: 16:36
Foto ilustrim

Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka publikuar “Strategjinë e Hetimit dhe Parandalimit të Krimit Zgjedhor”, për zgjedhjet parlamentare të 11 majit.

Strategjia e SPAK do të mbështetet në disa pika, teksa do të nisin edhe verifikimet në terren.

“Prokuroria e Posaçme publikon “Strategjinë e Hetimit dhe Parandalimit të Krimit Zgjedhor: Zgjedhjet për Kuvendin 2025”,  e cila mbështetet në:

-Verifikimin në terren të indicieve apo fakteve rreth kryerjes së veprave penale në kuadër të zgjedhjeve për Kuvendin 2025, nën juridiksionin e Prokurorisë së Posaçme.

-Verifikimin e raportimeve që ngrenë dyshime të arsyeshme mbi keqpërdorimin e buxhetit dhe investimeve publike gjatë periudhës zgjedhore prej subjekteve të posaçme.

-Monitorimin e mediave dhe rrjeteve sociale për indicie të mundshme në kryerjen e veprave penale në kuadër të zgjedhjeve.

-Bashkëpunimin ndërinstitucional me Prokurorinë e Përgjithshme, Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, Policinë e Shtetit, organizmat ndërkombëtare, organizatat e shoqërisë civile që monitorojnë proceset zgjedhore, etj.”, thuhet në njoftimin e SPAK.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat