Romët në protestë në Korçë, kërkojnë lirimin e 22-vjeçarit që u bë baba me një të mitur

Shqipëria

Romët në protestë në Korçë, kërkojnë lirimin e 22-vjeçarit që u bë baba me një të mitur

Më: 20 shkurt 2025 Në ora: 17:09
Romët në protestë në Korçë, kërkojnë lirimin e 22-vjeçarit që u bë baba me një të mitur

Familjarë dhe anëtarë të komunitetit rom në Korçë kanë kundërshtuar përmes protestës vendimin e Prokurorisë së Korçës për 22-vjeçarin Dritson Kurti, i cili lindi fëmijë me një 13 vjeçare ,duke rrezikuar një dënim jo më pak se 25 vite.

Ata kanë marshuar me pankarta në duar përgjatë shëtitores Fan Noli, për tu ndalur më pas para Gjykatës së Shkallës së Parë.

Përfaqësuesi i komunitetit rom Avni Kallo, pohoi se 22-vjeçari nën akuzë për marrëdhënie seksuale me të mitur nuk ka bërë krim, por ka respektuar traditën e këtij komuniteti, duke krijuar familje dhe lindur fëmijë, me një vajzë të mitur.

E mitura, Adelajda Jonuzi, të cilës I duhet të kujdeset e vetme edhe për vajzën 6 muajshe, kërkoi nga organet e drejtësisë lirimin e bashkëshortit të saj.

Edhe familjarët e tjerë mbështetën kërkesën për lirimin e Dritson Kurtit, i cili ishte i vetmi krah pune në familjen, që sot mbahet me të ardhurat e pakta të pensionit të gjyshes.

Në shtator të vitit të kaluar Dritson Kurti u arrestua nga policia pas njoftimit të Maternitetit të Korçës se një 13 vjeçare kishte sjellë në jetë një foshnjë. pavarësisht se e mitura dhe familjarët e saj deklaruan se nuk bëhej fjalë për abuzim seksual por për një martesë sipas traditës, prokurorja e çështjes ka ngritur akuzën veprën penale të nenit 100/2 që dënohet me të paktën 25 vite burg.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat