“Vëmendja ime për Tiranën do të jetë e pandërprerë”, Rama: Uroj që kryebashkiakut t’i bëhet një gjyq i drejtë

Shqipëria

“Vëmendja ime për Tiranën do të jetë e pandërprerë”, Rama: Uroj që kryebashkiakut t’i bëhet një gjyq i drejtë

Më: 20 shkurt 2025 Në ora: 17:24
Edi Rama

Gjatë takimit më punonjësit e bashkisë Tiranë, kryeministri Edi Rama tha se shpresonte që Veliajt t’i bëhej një gjyq i drejtë dhe se vëmendja e tij do ishte në kryeqytet gjatë mungesës së kryebashkiakut.

“Që Shqipëria e nesërme të jetë e drejtë dhe e barabartë me të gjithë. Siç është Tirana europiane për të gjithë, duhet të shtrëngojmë dhëmbët dhe të luftojmë. Këto dhimbje janë të padrejta, por nuk duhet të lëkundemi, përndryshe asgjë nuk ndryshon, ose ndryshon për keq, degradon, kalbet, siç u kalb Tirana. Kur në vitin 2000, unë hyra në Bashki dhe kishte vetëm 78 llamba neoni që ndizeshin nëpër Tiranë. Përfytyrojeni ju më të rinjtë dhe ata që jetojnë sot ku e ku me atë që jetonin dje. 78 llamba neoni fiks, asnjë më shumë. Nga ndërprerjet e pafundme të energjisë elektrike, Tirana dukej natën si një varrezë-qytet.

Që ta mbyll këtë parantezë, nuk më takon mua që Lali Eri është i pafajshëm ose fajtor. Pavarësish se çfarë mendojmë ne këtu, barra ime është që të qëndroj në opinionin tim dhe t’ia lë drejtësisë ta zgjidhë këtë. Barra juaj është që makineria e Bashkisë së Tiranës mos të fiket në asnjë minutë. Vëmendja ime për Tiranën, për bashkinë do të jetë e pandërprerë.

Uroj dhe dua të besoj akoma te pafajësia e tij, organet e drejtësisë do t’i japin kryebashkiakut të Tiranës një gjyq dinjitoz, duke i dhënë fund praktikës brutale pa gjyq për kryebashkikë ose punonjës shteti në detyrë, kur nuk janë arrestuar në flagrancë ose kur nuk kanë çfarë provash të prishin”, u shpreh ndër të tjera Rama.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat