“Rruga e Shqipërisë për në BE kalon nga Tirana”, Rama thirrje punonjësve të bashkisë: Duhet të zgjoheni më herët dhe të flini më vonë

Shqipëria

“Rruga e Shqipërisë për në BE kalon nga Tirana”, Rama thirrje punonjësve të bashkisë: Duhet të zgjoheni më herët dhe të flini më vonë

Më: 20 shkurt 2025 Në ora: 17:56
Edi Rama

Rama: Por sot, që ka shumë më shumë se aq për të parë, Tirana është për mua prova se siç kjo luftë e pafundme përballë gjithfarë horrash nga të katërt anët, nga ata horrash që nuk e lanë këtë vend të ngrinte kokë, as kur u ngrit flamuri i Pavarësisë, që nuk iu ndanë këtij vendi që nga viti 1912, sot e ka bërë qytet europian ‘kandaharin’ e vitit 2000.

Fiks si ajo luftë, ashtu edhe lufta e llumit e një kënete mediatike, do ta bëjë Shqipërinë shtetin e ri të Bashkimit Europian në 2030-ën. Kjo e imja është një luftë për Shqipërinë. Na takon ne që këtë moment ta kthejmë si një shenjë të përhershme në flamurin e BE-së, duke i bërë të gjitha gjërat e duhura me kohën që kemi në dispozicion deri në ditën e anëtarësimi. Anëtarësimi në atë familje është një shenjë dinjiteti.

Dinjiteti që na nëprkëmb me 100ndra vite. Anëtarësimi i Shqipërisë në BE, ai emri ‘Albania’ aty, në tryezën e atyre që i kemi parë me dylbi dhe që na ka parë nga lartë-poshtë, është hakmarrja për të gjitha poshtërimet që na kanë bërë të huajt dhe për të gjithë vetë-poshtërimet që na kanë bërë bufat dhe mutrat e kënetës në shekuj dhe që nga viti 1912.

Kjo është e vërteta dhe e vërteta duhet thënë në gjuhën e bukur dhe kuptimplotë shqipe. Antarësimi i Shqipërisë në BE kalon nga Tirana, që është lokomotiva e transformimit historik, që duhet të vazhdojë me ju. Që nga skuadra e zv.kryetare këtu deri te fishtarët dhe punonjësit e bashkisë së Tiranës. Kësaj radhe bashkia e Tiranës duhet të zgjohet më herët dhe të flejë më vonë sesa ishte mësuar.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat