Kryedemokrati Sali Berisha është shprehur se nuk janë të rastit etiketimet e tij nga kryeministrit Edi Rama, për të cilin ka thënë se “është kukull e Goerge Soros”.
Në një takim me rastin e rrëzimit të shtatores së diktatorit Enver Hoxha, Berisha u shpreh se Rama cilësohej në gazetën më e madhe të botës si kukulla e Sorosi, sepse sipas tij, i tillë është.
Sali Berisha: Nuk janë të rastit etiketimet dhe qëndrimet ndaj Edi Ramës. Në gazetën më e madhe të botës, dje cilësohej si kukulla e Sorosit, sepse është i tillë. Aleksi pas krimit që kryenin këta, vinte këtu, i hidhe krahun në qafë, “vëllai im Erion”, “vëllai im Edvin”.
Kjo situatë kërkon një përgjigje të fuqishme, një angazhim të madh nga të gjithë ne, kërkon së pari të bëjmë gjithçka për të garantuar votën e shqiptarëve brenda dhe jashtë vendit më 11 maj. Të përgatisim programin më të mirë, programin më transformues për Shqipërinë.