“Pas arrestimit të Veliajt, SPAK ka rënë në emocion”/ Analisti Çupi: Nuk mund të kontrollojë zgjedhjet

Shqipëria

“Pas arrestimit të Veliajt, SPAK ka rënë në emocion”/ Analisti Çupi: Nuk mund të kontrollojë zgjedhjet

Më: 20 shkurt 2025 Në ora: 20:57
Analisti Frrok Çupi

Analisti Frrok Çupi thotë se pas arrestimit të kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, SPAK ka rënë në emocion, pasi sipas tij, nga lavdia ka shkuar në urrejtje.

Në emicionin “Real Story” në ABC News, Çupi u shpreh se SPAK nuk mund të kontrollojë zgjedhjet.

“Veliajn e shikoj si një lakmues në solucionet kimike, që e kapërcen marrëdhënien me Ramën. Veliaj, si lakmues, po konteston sa i qëndrueshëm është SPAK, politika, shoqëria civile, individi, por sidomos po konteston drejtësinë. Që të flasim me respekt për drejtësinë e ta kritikosh, i bën nder. Pse them që e kontrollon si lakmues? E konteston për arsye se e shikon që SPAK, që ditën që ka arrestuar Veliajn, ka rënë në emocion.

SPAK është shumë i emocionuar, nga lavdia, ka shkuar në urrejtje, ka hyrë inati. Ka marrë disa hapa të tjerë, që janë jashtë detyrimit të tyre, do të kontrollojë zgjedhjet, qendrat e votimeve, nuk mundet, nuk e lejon ligji i SPAK. SPAK e ka kornizën në zyrë, në kazermë. Ne nuk kemi pse SPAK të ketë emocione të tilla paragjykuese. Nuk e ka atë detyrë, nuk mundet SPAK”, theksoi ai.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat