SPAK në zgjedhje/ Bylykbashi: Rama nuk pyet për ligjin për të vjedhur vota, ka kontroll mbi gjithçka

Shqipëria

SPAK në zgjedhje/ Bylykbashi: Rama nuk pyet për ligjin për të vjedhur vota, ka kontroll mbi gjithçka

Më: 20 shkurt 2025 Në ora: 21:28
Oerd Bylykbashi

Oerd Bylykbashi nënkryetari PD-së tha se në mënyrë të qëllimshme do të shkel ligjin për të fituar zgjedhjet.

Bylykbashi: Rama në mënyrë fare të qëllimshme bën atë që ka pasur parasysh gjithmonë, që nuk ka rëndësi ligji. Rama në vitin 2023 deklaroi haptazi tha se ligji është një kinezeri që nuk e pengon dhe të kemi një nga shkeljet më masive të procesit zgjedhor. Është vazhdimi brutal i Ramës për ligjin. Ai d të bëjë çdo gjë që të bëjë tërmet nga poshtë dhe zjarr nga sipër.

Rama do të përballet me ne në çdo hapësirë. Se çdo të bëjë prokuroria është gjë tjetër, por ne nuk do të lejojmë abuzimet e tij.

Rama po bën sjellje agresive, sepse po e kupton se hapësirat po ngushtohet dhe do të çojmë para propozimet tona. Rama ka kontroll mbi SPAK-un dhe mbi KQZ-në dhe gjithë shtetin.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat