Sali Berisha hodhi një akuzë ndaj vëllait të Erion Veliajt, duke deklaruar se ai është kthyer nga Viena dhe po hedh para për të ndihmuar të vëllanë e burgosur. Gazetarët në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, komentuan këtë deklaratë.
Ylli Rakipi: Berisha hodhi tani këtë "dixhitalin", ai thotë, vëllai i Veliajt ka zbritur nga Vjena dhe ndan torba me lekë? E vërtetë kjo apo ja fut kot doktori?
Ola Xama: Vëllai i Veliajt ka kompani marketingu, që mbledh buxhetin e reklamava të disa bankave, një kompanie telekomunikacioni, etj, patjetër ndan reklame. Nëse ka favorizim pastaj, është për tu konstatuar.
Klodiana Lala: Ka media që japin reagimet e Veliajt nga burgu, por nuk thonë se çfarë hetimesh ka kryer prokuroria. Po të shohësh televizionet kombëtare japin reagimet e Veliajt nga burg, por nuk bëjnë raportim të balancuar, është e dallueshme dhe e kuptueshme se përse bëhet.