Krisafi: Një nga qëllimet e politikës së jashtme ruse, të nxisë shpërbërjen e NATO-s

Shqipëria

Krisafi: Një nga qëllimet e politikës së jashtme ruse, të nxisë shpërbërjen e NATO-s

Më: 20 shkurt 2025 Në ora: 22:03
Eksperti i gjeopolitikës, Ledion Krisafi

Eksperti i gjeopolitikës, Ledion Krisafi thotë se Evropa nuk mund të kthehet te gazi rus, pas luftës në Ukrainë.

Në emisionin “360 gradë”, Krisafi u shpreh se në nga qëllimet e politikës së jashtme të Rusisë, është të nxisë shpërbërjen e NATO-s.

“SHBA nuk ka hequr asnjë sanksion. Rusia vijon të jetë vend i sanksionuar. Evropa nuk mund të kthehet te gazi rus, do të jetë në mëshirën e Rusisë. Mesazhi që merr Rusia, ju nuk jetoni dot pa ne, unë mund të sulmoj sërish Ukrainën, ose ndonjë vend jetër.

Një nga qëllimet e politikës së jashtme ruse, është të nxisë shpërbërjen e NATO-s. Në këtë situatë, ku SHBA nuk merr përsipër të mbrojë Evropën nëse nuk armatoset, marrim rastin se kemi një provokim, një test në zonë e Narvës në Estoni. Nuk ndodh agjë, kaq ishte NATO, mbaroi”, theksoi ai.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat