Vasili: Pasi i përdori patronazhistët e Bashkisë para GJKKO, Rama sot i shiti

Shqipëria

Vasili: Pasi i përdori patronazhistët e Bashkisë para GJKKO, Rama sot i shiti

Më: 20 shkurt 2025 Në ora: 22:22
Edi Rama

Deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, duke komentuar takimin e Edi Ramës me punonjësit e bashkisë së Tiranës, u shpreh se, pasi i përdori patronazhistët e Bashkisë para GJKKO, sot i shiti për faqe të zezë.

Vasili: Rama i nxori dhe i përdori patronazhistët e Bashkisë para GJKKO dhe sot i shiti për faqe të zezë! Rama kryeministër, kryetar partie dhe kryetar bashkie ishte ai që i nxori nëpunësit e Bashkisë së Tiranës në protestë para GJKKO rrethoi dhe furgonin e Veliajt të arrestuar rrethoi dhe gjyqtarët tani po kërkon të lajë duart dhe po jua lë gjoja fajin atyre.

Rama mori damkën e zezë të njeriut që sulmoi drejtësinë ashtu si puçi i birrarisë së Hitlerit dhe kur kuptoi që bëri gabimin me fatal vetëasgjësues për veten i shiti ata që nxori në protestë e rrethim për orë të tëra përpara Gjykatës.

Tani kushdo duhet të kuptojë se për interesat e tij frikacaku Rama i përdor dhe i përdhunon njerëzit pastaj i shet pa gjë të keqe. Rrini larg Ramës për të mos u bërë viktima të poshtërsive dhe karakterit të tij të dobët.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat