Lorenc Vangjeli jep ekspertizën përfundimtare: Arrestimi i Veliajti gabuar, kanë grisur kontratën politike!

Shqipëria

Lorenc Vangjeli jep ekspertizën përfundimtare: Arrestimi i Veliajti gabuar, kanë grisur kontratën politike!

Më: 20 shkurt 2025 Në ora: 23:12
Lorenc Vangjeli

Analisti Lorenc Vangjeli u shpreh mbrëmjen e sotme në Top Story se arrestimi i Erion Veliajt është i gabuar.

Sipas tij kjo sepse i është ‘grisur kontrata politike’ dhe se i është shkelur prezumimi i pafajësisë.

“Ka shumë elementë që dëshmojnë se masa e arrestit është e gabuar, është grisur një kontratë politike e tij, si kryetar bashkie, është shkelur prezumimi i pafajësisë.

Formalisht gjykata ka të drejtë ta arrestojë, por a është e drejtë? Unë them jo. Kjo që po them unë është ajo që do thoja për çdo qytetar të Shqipërisë”, tha ai.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat