Krimi zgjedhor/ Ish-prokuror Karanxha: Nga pikëpamja procedurale, duhet një “Nesti Angoni”

Shqipëria

Krimi zgjedhor/ Ish-prokuror Karanxha: Nga pikëpamja procedurale, duhet një “Nesti Angoni”

Më: 20 shkurt 2025 Në ora: 23:18
Ish- prokurori Ervin Karanxha

Ish- prokurori Ervin Karanxha, i ftuar në një emision televiziv u shpreh se Prokuroria e Posaçme nuk mund të nisë vëzhgimin e partive politike pa pasur fillimisht një indicie.

Duke folur për krimin zgjedhor, Karanxha u shpreh se nga pikëpamja procedurale SPAK-ut i duhet një kallëzim.

“SPAK nuk mund të dalë në terren të vëzhgojë partitë. Edhe SPAK do një Nesti Angoni që të dërgojë një letër që në fillon vend po ndodh një miting një gjë.

Vëzhgimet që pretendohen, edhe vëzhgimi ka plan masash, nuk ndodh ashtu kot.

Nga pikpamja procedurale nuk mund të vëzhgojë, është diçka që i takon Shërbimit Informativ".

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat