“SPAK ka një software që të bën gjëmën”, paralajmërimi i fortë i Manjanit

Shqipëria

“SPAK ka një software që të bën gjëmën”, paralajmërimi i fortë i Manjanit

Më: 20 shkurt 2025 Në ora: 23:35
Juristi Ylli Manjani

Juristi Ylli Manjani komentoi në emisionin Now në Euronews Albanai strategjinë e publikuar nga SPAK për parandalimin dhe hetimin e krimeve zgjedhore.

Manjani tha se prokuroria ka për detyrë kushtetuese të hetojë çështje jo të survejojë apo parandalojë, që janë detyra policimi ose shërbimesh sekrete.

“Prokurori nuk është polic, nëse është bërë për të intimiduar politikën është më antikushtetuese. Mis mendoni se nuk ka kapacitete, ka kapacitet sa të duash. Është një software që të bën gjëmën, që merr të gjithë fluksin e bisedave telefonike në një çast të caktuar ku të duash ti.

E ka shteti shqiptar, ekzistojnë mjete teknike, por detyra ligjore kushtetuese është hetim konkret për çështje konkrete, parandalimi dhe suvejim është policim dhe shërbim sekret”, tha Manjani.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat