Ish-Prokurori: Rama i bëri mbrojtje politike dhe po tregon se prapa denoncimit anonim qëndron…

Shqipëria

Ish-Prokurori: Rama i bëri mbrojtje politike dhe po tregon se prapa denoncimit anonim qëndron…

Më: 21 shkurt 2025 Në ora: 00:11
Ish-Prokurori Ervin Karanxha

Ish-Prokurori Ervin Karanxha thotë se masa që u zbatua ndaj Veliajt është e njëjta praktike që  u ndoq edhe me Ilir Metën apo Sali Berishën.

Sipas tij, kryeministri Edi Rama i bëri një mbrojtje politike, Erion Veliajt, ndërsa denoncimin anonim, ai e konsideron si “letra e Jovan Bregut”.

I ftuar në emisionin Open, Karanxha deklaroi se “Rama po tregon që nuk është ai Jovan Bregu, por dikush tjetër brenda PS".

“Kjo masë sigurimi është praktikë e SPAK. Nuk është se kjo masë i është caktuar vetëm Veliajt. Edhe ish presidentit të republikës i është caktuar kjo masë dhe zbatimi i masës ka qenë i turpshëm dhe e kanë kapur presidentin dhe e kanë hedhur për tokë. Edhe lideri i opozitës  është lënë në arrest shtëpie. Masa e Veliajt është fiks me këtë praktikë. Pra është njësoj për të gjithë.

Ram ka bërë një mbrojtje politike për Veliajn sepse kallëzimi për Veliaj ka ardhur nga një letër anonime, që unë e kam quajtur letra e Jovan Bregut. Rama po tregon që nuk është jam unë Jovan Bregu, por dikush tjetër brenda PS”, tha ai.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat