Fatos Lubonja: Mitingu me punonjësit e bashkisë, krim elektoral

Shqipëria

Fatos Lubonja: Mitingu me punonjësit e bashkisë, krim elektoral

Më: 21 shkurt 2025 Në ora: 00:47
Fatos Lubonja

Në emisionin “Open” në News24, me moderatore Eni Vasili, analisti Fatos Lubonja, e ka cilësuar organizimin e mitingut me punonjësit e bashkisë nga kryeministri Edi Rama si krim elektoral.

Analisti e quajti  Ramën, hije të shëmtuar të diktatorit Enver Hoxha, pasi organizoi mitingun me punonjësit e bashkisë, në ditën e përkujtimit të rrëzimit të shtatores së diktatorit, më 20 shkurt 1991.

Lubonja tha se  mitingu në sheshin “Skënderbej” ishte një akt poshtërues dhe demonstrim force ndaj SPAK.

Fatos Lubonja: Një poshtërim për ata që ishin mbledhur aty, se nuk ishte mbledhje pune, ishte një kërcënim, jo vetëm për SPAK por dhe për ne mediat. Ai foli me një gjuhë rrugaçi, deliranti,që ka ndjenjën ominipotencës.

Kishte disa shkelje të kushtetutës në fjalimin e tij, për të mos folur për moralin e komunikimit, dhe ata njerëz që rrinin si dele. ditën që u përmbys Enver hoxha, del një hije e shëmtuar e tij. sepse Enver hoxha e thonte partia, ky thotë unë

Ç’punë ka kryeministri aty, ky është shtet person që është dhe kryetar i Tiranës. është bërë për tu lidhur, me fjalët banale që përdori.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat