“Veliaj nuk ka reaguar politikisht ndaj SPAK”, Meçe: Deklarimet e tij nga burgu kanë në shënjestër personat...

Shqipëria

“Veliaj nuk ka reaguar politikisht ndaj SPAK”, Meçe: Deklarimet e tij nga burgu kanë në shënjestër personat...

Më: 21 shkurt 2025 Në ora: 06:33
Analisti Arben Meçe

Analisti Arben Meçe tha në emisionin “360 Gradë” se kryebashkiu Erion Veliaj pas arrestimit nuk ka reaguar politikisht ndaj SPAK.

Ai theksoi se deklarimet e Veliajt nga burgu kanë në shënjestër dy personat që kanë manipuluar dosjen.

Meçe vuri në dukje se Veliaj në asnjë vend nuk kap institucionin, por thotë këta dy persona kanë manipuluar provën.

“Veliaj në gjithë deklarimet e veta nga burgu në mënyrë absolute nuk e ka përdorur termin që ‘unë jam i dënuar politik’. Që do të thotë reagimet e tij nuk janë në statusin e një personi, i cili reagon politikisht ndaj SPAK. Por ai i ka vënë shenjëstrën te dy persona, të cilët kanë manipuluar dosjen.

 Këndvështrimi i Veliajt në ndryshim nga këndveshtrimet e Berishës dhe të Metës, të cilët në të gjitha deklarimet e tyre, veprimet e SPAK i lidhin me politikën. Edhe thonë goditje politike, jo prokurorë, po goditje politike. Jo individ, po institucion. Veliaj në asnjë vend nuk kap institucionin dhe në asnjë vend nuk thotë ‘jam goditur politikisht’, por thotë këta dy persona kanë manipuluar provën”, u shpreh Meçe.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat