Aksident në aksin “Ersekë-Korçë”, shoferi humb kontrollin e mjetit dhe del nga rruga, plagosen çifti i bashkëshortëve!

Shqipëria

Aksident në aksin “Ersekë-Korçë”, shoferi humb kontrollin e mjetit dhe del nga rruga, plagosen çifti i bashkëshortëve!

Më: 21 shkurt 2025 Në ora: 07:44
Foto ilustrim

Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin “Ersekë-Korçë”, ku kanë mbetur të plagosur një çift bashkëshortësh.

Raportohet se shoferi i mjetit, shtetasi me iniciale E. I., ka humbur kontrollin duke dalë nga rruga, ndërsa është dashur ndërhyrja e forcave zjarrfiksëse për nxjerrjen e dy të plagosurve.

Drejtuesi i mjetit dhe bashkëshortja e tij, shtetasja me iniciale Xh. I., janë dërguar në spital ku ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

“Nga aksidenti janë dëmtuar shtetasi E. I. dhe bashkëshortja e tij pasagjere në automjet, shtetasja Xh.I., të cilët po marrin mjekim në spitalin e Korçës”, informuan blutë.

Njoftimi i policisë:

Ersekë/Informacion paraprak

Në aksin rrugor “Ersekë-Korçë”, shtetasi E. I., duke drejtuar automjetin, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe si pasojë automjeti ka dalë nga rruga.

Nga aksidenti janë dëmtuar shtetasi E. I. dhe bashkëshortja e tij pasagjere në automjet, shtetasja Xh.I., të cilët po marrin mjekim në spitalin e Korçës.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat