I akuzuar nga SPAK si pjesëtar i një grupi kriminal, kapet në Gjermani 21-vjeçari! Detajet

Shqipëria

I akuzuar nga SPAK si pjesëtar i një grupi kriminal, kapet në Gjermani 21-vjeçari! Detajet

Më: 21 shkurt 2025 Në ora: 08:48
Foto ilustrim

Një 21-vjeçar, i akuzuar nga SPAK si pjesëtar i një grupi kriminal nga Prokuroria e Posaçme, është arrestuar në Gjermani.

Në pranga ka rënë i riu me iniciale D. L., i lindur në Pukë, pasi GjKKO-ja, në vitin 2021, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në kuadër të grupit të strukturuar kriminal;

Ndërkohë në Mbretërinë e Bashkuar u arrestua 25-vjeçari me iniciale B. Ç., i lindur në Tropojë, pasi Gjykata në vitin 2022, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

Njoftimi i policisë:

Policia e Shtetit/Vijon bashkëpunimi me partnerët, për lokalizimin dhe ndalimin e shtetasve të kërkuar ndërkombëtarisht.

✅Kapet në Gjermani, një shtetas i akuzuar nga SPAK, si pjesëtar i një grupi kriminal në fushën e narkotikëve.

✅Kapet në Mbretëri të Bashkuar, një shtetas i akuzuar për kultivim të bimëve narkotike dhe për armëmbajtje pa leje.

Si rezultat i sigurimit të informacioneve nga strukturat e specializuara të Policisë së Shtetit, mbi vendndodhjen e 2 shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar, dhe shkëmbimit të këtyre informacioneve nëpërmjet Interpol Tiranës, në kohë reale, me partnerët në Gjermani dhe në Mbretëri të Bashkuara, u mundësuan:

-kapja në Gjermani, e shtetasit D. L., 21 vjeç, i lindur në Pukë, pasi GjKKO-ja, në vitin 2021, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në kuadër të grupit të strukturuar kriminal;

-kapja në Mbretëri të Bashkuar, e shtetasit B. Ç., 25 vjeç, i lindur në Tropojë, pasi Gjykata në vitin 2022, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

Interpol Tirana vijon bashkëpunimin me homologët, për finalizimin e procedurave për ekstradimin e 2 shtetasve, në Shqipëri.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat