Masa e dhënë nga Gjykata e Posaçme, Ajola Xoxa paraqitet në SPAK

Shqipëria

Masa e dhënë nga Gjykata e Posaçme, Ajola Xoxa paraqitet në SPAK

Më: 21 shkurt 2025 Në ora: 09:15
Masa e dhënë nga Gjykata e Posaçme, Ajola Xoxa paraqitet në SPAK

Bashkëshortja e kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Ajola Xoxa është paraqitur mëngjesin e sotëm në SPAK.

Lajmi konfirmohet nga gazetarja e Top Channel Anila Hoxha. Xoxa është paraqitur për respektimin e masës së sigurisë dhënë nga GJKKO, detyrim paraqitje dy herë në muaj.

Sipas vendimit të datës 12 shkurt, ku iu ndryshua masa nga arrest shtëpie në detyrim paraqitje, Xoxa ka edhe detyrimin për t’u paraqitur të premten e parë dhe të tretë të çdo muaji, në orën 11:00.

Meqenëse ka mbërritur pa avokat dhe më herët se orari qe i ka caktuar gjykata, pritet të konfirmohet nëse është vetëm zbatim i urdhrit të Gjykatës së Posaçme që ka vendosur edhe ndalimin e saj për të dalë jashtë shtetit, apo gjendet në SPAK edhe për arsye të tjera.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat