Kryetari i PD, Sali Berisha prezantoi sot në një konferencë për shtyp nga selia blu, atë që ai e quajti “paketa e sulmit kundër skamjes”. Berisha tha se qeveria e ardhshme, nëse PD fiton zgjedhjet në 11 maj, do të vendosë kartën e konsumatorit për çdo pensionist dhe ata që marrin paga minimale. 450 euro në vit, tha Berisha, do t’u kthehen qytetarëve.
“Nuk do jetë bonus siç e quan Edi Rama, por do të jetë rikthimi i TVSH për çdo gjë që ata paguajnë nga ilaçet, buka, ushqimet. Nuk mund të tolerohet më tutje ky hendek i tmerrshëm që po ndan shoqërinë dhe po thellohet gjithnjë e më shumë”, tha lideri i opozitës.
Sali Berisha: Do pajisim pensionistët dhe familjet e varfra me kartën e konsumatorit, do përfitojnë 450 euro në vit. Nuk do jetë bonus siç e quan Edi Rama, por do të jetë rikthimi i TVSH për çdo gjë që ata paguajnë nga ilaçet, buka, ushqimet. Nuk mund të tolerohet më tutje ky hendek i tmerrshëm që po ndan shoqërinë dhe po thellohet gjithnjë e më shumë. Hendek në këto përmasa është i frikshëm. Do jepet sipas përllogaritjeve, fillimi do të jetë karta e konsumatorit me 450 euro për çdo qytetar që merr minimumin jetik, për çdo pensionist dhe çdo rrogë ulët. Do të ulet çmimi i energjisë në 7 lekë për kilovat nga 8.5 që është sot. Rroga minimale do të jetë 500 euro, do të rritet me mbi 20%. Do rritet 3 muajt e parë.
Kjo është paketa e sulmit kundër skamjes, me këto skamja zhduket në çdo vend të lirë.